minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ramiz Merko zhduket nga opinioni, anulon të gjitha aktivitetet publike - Struga.info


Ramiz Merko zhduket nga opinioni, anulon të gjitha aktivitetet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Asnjë media nuk arriti të marrë deklaratë nga kryetari i Strugës, Ramiz Merk. Po ashtu nuk ka njoftim nga BDI, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje se Merkon e ka futur në “listën e zezë” për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Ai përveçse nuk është i disponueshëm për koment, ka anuluar edhe manifestimin e Ditës së Liqenit, që tradicionalisht festohet në këtë ditë, më 21 qershor, me kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës, Pogradecit dhe Debarcës.

“Aktiviteti u anulua për shkak se kryetari ka pasur punë të tjera urgjente, nëse ka një qëndrim do ta ndajë me mediat”, thanë për mediat nga zyra e krzetarit të Strugës, Ramiz Merko.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan dje se po caktojnë kryetarin e komunës së Strugës, Maqedonia e Veriut, Ramiz Merko, si përgjithësisht i papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh.

Advertisement

Merko dyshohet se derisa shërbente si kryetar i Komunës së Strugës, përvetësoi fondet dhe ndërhyri në procese gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet demokratike dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

The post Ramiz Merko zhduket nga opinioni, anulon të gjitha aktivitetet publike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy