minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Moment historik, notari Gersi Troka shpallet kampion në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin - Struga.info


Moment historik, notari Gersi Troka shpallet kampion në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moment historik, notari Gersi Troka shpallet kampion në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin

Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Notari Gersi Troka ka triumfuar në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

 

Gersi ia doli të bëjë një performancë të shkëlqyer në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë  duke marrë medaljen e parë të artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.

 

Advertisement

Moment historik, notari Gersi Troka shpallet kampion në Lojërat

 

Kjo nuk është hera e parë për notarin Gersi Troka që ia del të marrë medalje në evente ndërkombëtare, por do të mbahet mend padyshim si medalja e parë e artë e Shqipërisë, në Lojërat Olimpike Speciale.

 

Advertisement

Moment historik, notari Gersi Troka shpallet kampion në Lojërat

Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në lojërat pararendëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika, teksa pavarësisht vështirësive të panumërta organizative, kanë vullnetin të përfaqësojnë denjësisht vendin tonë dhe madje të sjellin edhe medalje të arta./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy