![Ministria e Jashtme ruse paralajmëron Perëndimin: Mos përfitoni nga rebelimi i Wagnerit](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/06/Capture-107-565x400.jpg)
Ministria e Jashtme ruse ka kërkuar që vendet perëndimore të mos përdorin situatën e krijuar nga kryengritja e Wagner për të arritur qëllimet e tyre.
“Përpjekje të tilla janë të kota dhe nuk do të gjejnë përgjigje as në Rusi dhe as në mesin e forcave të ndjeshme politike jashtë vendit”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Më tej në deklaratë thuhet se kjo kryengritje ka si synim shkatërrimin e unitetit të Rusisë.
“Aspiratat aventuriste të komplotistëve, në fakt, kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Rusi, shkatërrimin e unitetit tonë dhe minimin e përpjekjeve të Federatës Ruse që synojnë të garantojnë siguri të besueshme ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, vendet e perëndimit kanë bërë thirrje për shmangie të tensioneve në Rusi.