minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Safet Gjici rrezikon deri në 12 vite burg, ish kryebashkiakut të Kukësit pritet t’i komunikohet masa e sigurisë - Struga.info


Safet Gjici rrezikon deri në 12 vite burg, ish kryebashkiakut të Kukësit pritet t’i komunikohet masa e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Safet Gjici rrezikon deri në 12 vite burg, ish kryebashkiakut të Kukësit pritet t’i komunikohet masa e sigurisë

Safet Gjici, tashmë i arrestuar pritet të njihet me masën e sigurisë, një vendim që do t’i komunikohet nga Gjykata e Posaçme. Nën akuzën e korrupsionit pasiv, SPAK urdhëroi vendosjen e prangave ndaj ish kryetarit të bashkisë së Kukësit, i cili aktualisht gjendet ne qeli.

 

pritet që mbrojtja t’i kërkojë gjykatës një masë më të butë sigurie me ragumentin se ish drejtuesi i bashkisë Kukës ka probleme shëndetësore që ia bëjnë të pamundur qëndrimin në burg.

 

Advertisement

Ndaj Safet Gjecit, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv, një vepër penale kjo e cila parashikon nga 4 deri në 12 vjet heqje lirie. Kjo akuzë u ngrit pas daljes së videos së dytë, ku Gjici i premtoi vajzës me të cilën kreu marrëdhënie në zyrë se do t’a favorizonte në përfitimin e një tenderi për sterilizimin e qenëve të rrugës.

 

Edhe Alma Kaçi, protagonistja e videos, u arrestua te shtunen në Shkodër për korrupsion, e më pas u dërgua në Durrës, që të presë gjithashtu masën e sigurisë.

 

Advertisement

Safet Gjici u shkarkua pak ditë më parë nga detyra dhe pas video skandalit me përmbajtje erotike që bëri xhiron e rrjetit, ai njoftoi menjëherë dorëheqjen dhe kërkoi falje, duke nënvizuar se kishte rënë në kurthin e kundërshtarëve të tij politikë. Nga reagimi i tij në rrjetin social Facebook, SPAK po heton edhe çështjen e një shantazhi të mundshëm ndaj ish kryetarit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy