minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Zvicerania deklaron se për shkak të Loredanës nuk mund të paguaj për funeralin e nënës - Struga.info


Zvicerania deklaron se për shkak të Loredanës nuk mund të paguaj për funeralin e nënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zvicerania deklaron se për shkak të Loredanës nuk mund të paguaj për funeralin e nënës

Zvicerania Petra Z. dhe bashkëshorti i saj Hans Z. akuzojnë reperen kosovare, Loredana, se ka rrëmbyer rreth 660,000 euro prej tyre.

Petra ka deklaruar se është shumë e dëshpëruar pasi nuk po mund të paguaj funeralin e nënës së saj.

“Nuk po ndihem mire! Më mungojnë paratë për varrimin, kushtoi mbi 3700 euro, nuk mund të paguaj për shkak të Loredanës. Nëse nuk i kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, shtoi më tej ajo.

“Ne gjithmonë bëjmë një buxhet në mënyrë që të kalojmë një jetë të arsyeshme. Nuk është e mjaftueshme për të lënë mënjanë diçka”, ka thënë 54-vjeçarja.

Advertisement

Zvicerania tani është duke kërkuar edhe ndihmë në rrjetin social, Facebook.

“Do të isha e lumtur nëse do të paguaja varrimin. Kështu që unë të mund ta paguaj atë”.

Thirrja për ndihmë është shpresa e saj e vetme për momentin, ndërkaq gjyqi kundër Loredanës është në vazhdim akoma.

The post Zvicerania deklaron se për shkak të Loredanës nuk mund të paguaj për funeralin e nënës appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy