Vazhdojnë kërkimet për të riun që u zhduk në ujërat e digës në Strumicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojnë kërkimet për personin M.P (29) nga fshati Dabile të Strumicës i cili u zhduk pardje në ujërat e digës afër fshatit Dërvosh.

Sipas zëdhënëses së SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, në kërkim të të riut janë zhytësit e MPB-së ku terreni i keq dhe uji i turbullt në digë po e vështirësojnë kërkimin.

Ndryshe, pardje në orën 13:30 në policinë e Shërbimit të urgjencës mjekësore është lajmëruar se rreth orës 13:00 M.P (29) nga fshati Dabile, Strumicë ka hyrë në ujërat e digës në afërsi të fshati Dërvosh, Strumicë dhe nuk ka dalë prej aty.

The post Vazhdojnë kërkimet për të riun që u zhduk në ujërat e digës në Strumicë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy