Ministri Manja: Mbështetje nga OSBE për projektet aktuale dhe zgjerim i bashkëpunimit me projekte të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Manja: Mbështetje nga OSBE për projektet aktuale dhe zgjerim i bashkëpunimit me projekte të reja

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja takim me Ambasadorin Bruce G. Berton, Kryetarin e ri të OSBE-së në Shqipëri:

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me Ambasadorin z. Bruce G. Berton, Kryetarin ne Detyrë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

 

Advertisement

Ministri z. Manja i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe i shprehu falenderimet e tij për mbështetjen që OSBE i jep Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri, kryesisht në promovimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe trafikimit dhe për programet e transparencës me publikun.

 

Ministri z.Manja informoi mbi ecurinë e projekteve aktuale dhe garantoi mbështetjen maksimale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet palëve, për të çuar më tej agjendat e përbashkëta.

 

Advertisement

Ambasadori z. Bruce G. Berton falenderoi Ministrinë për mikpritjen dhe garantoi vijueshmërinë e mbështetjes së OSBE-së për projektet aktuale në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

 

Përgjatë takimit u diskuatuan dhe projekte të reja strategjike, kryesisht për projekte në fuqizimin e kapaciteteve ndaj krimit kibernetik dhe projekteve kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy