
Lulzim Basha ka kërkuar sërish vetting për politikanët.
Në një postim në Tëitter, ai tha se hetimi pasuror do të tregoj se kush është i korruptuari i këtyre 32 viteve e kush jo.
Basha nuk nguroi të sulmonte edhe Berishën, për të cilin tha se po mban peng PD-në për interesa personale.
“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
AdvertisementQë ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë”, shkruan Basha.