
Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për rastin e djegies së veturës së tij sot në orët e mëngjesit.
Më poshtë është reagimi i plotë i tij.
“I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim.
I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim.
Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria.
Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve.
Ju kërkoj falje që shqetësimet e mija dhe të familjes sime u shënderuan në shqetesime edhe të fqinjëve dhe shoqërisë.
Shpreh mirenjohje për të gjithë fqinjtë e mi si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.
Ju falenderoj dhe të gjithë juve për përkrahjen e madhe! -(sic) ka shkruar Artan Grubi.
Ndryshe sot gjatë orëve të hershme persona të panjohur kanë djegur veturën e zv/kryeministrit Grubi.
Për rastin janë potencuar edhe nga MPB.
“Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup”, thonë nga MPB. /Telegrafi/
The post Reagon Grubi për djegien e veturës së tij appeared first on Telegrafi.