Rusia sulmon me bombë thërrmuese Ukrainën, plagoset kameramani i Deutsche Welle

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulmon me bombë thërrmuese Ukrainën, plagoset kameramani i Deutsche Welle

Një kameraman i transmetuesit publik gjerman Deutsche Welle u plagos nga një sulm me municione thërrmuese ruse në Ukrainë. Sipas medias ndërkombëtare, bombardimi vrau një ushtar ukrainas dhe la të tjerë të lënduar, raporton CNN.

 

Transmetuesi e identifikoi kameramanin si Yevhen Shylko dhe tha se ai u plagos 23 kilometranga vija e frontit në qytetin e Druzhkivka, që ndodhet në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk. Ai është dërguar në spital dhe aktualisht gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

“Ne po filmonim ushtrinë ukrainase gjatë stërvitjes së tyre dhe papritmas dëgjuam disa shpërthime. U shtrimë në tokë, u dëgjuan disa shpërthime të tjera dhe pamë se kishte të plagosur. Më vonë, ushtria ukrainase konfirmoi se ishim sulmuar nga municione thërrmuese”, tha korrespondenti i DW, Mathias Bölinger.

 

Drejtori i Përgjithshëm i DW, Peter Limbourg shprehu mirënjohjen e thellë për gazetarët që vazhdojnë të bëjnë punën e tyre për të mbuluar luftën, pavarësisht bombardimeve dhe kërcënimit për jetën e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy