Personat pa dokumente në rrugën drejt identitetit ligjor në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri rekord nga libri i posaçëm amzë i të lindurve të Zulfia Amzës dhe shtatëqind personave të tjerë pa dokumente personale do të bëhet së shpejti numër amë, shkruan MIA.

Me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjendjen Civile, të gjithë personat pa dokumente në vend, të cilët luftuan me sistemin për të vërtetuar identitetin e tyre juridik, për të siguruar dokumente personale, dhe me këtë qasje në të drejtat themelore, duhet të bëhen qytetarë të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për pesëdhjetë e pesë vjeçaren Zulfia Amza, një grua e papunë që nuk ka vizituar kurrë një mjek, kjo është një ëndërr e realizuar.

The post Personat pa dokumente në rrugën drejt identitetit ligjor në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy