
Sinead O’Connor, këngëtarja me famë botërore, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, duke pikëlluar publikun e saj dhe botën artistike.
Këngëtarja e njohur nga Irlanda ka luftuar vitet e fundit me shëndetin e saj mendor, i cili u përkeqësua pas vetëvrasjes së djalit të saj 17-vjeçar, Shane , një vit e gjysmë më parë. Që atëherë, ajo ishte tërhequr nga industria e muzikës, duke theksuar në një deklaratë se nuk gjen më kuptim në asgjë. Ajo theksonte se nuk kishte asnjë arsye që ajo të këndonte më.
Gjashtë javë para vdekjes së saj, Sinead O’Connor kishte bërë një postim në llogarinë e saj personale në Twitter.
Advertisement