Shuhet Sinead O’Connor, pikëllimi që fshihej në deklaratën e saj të fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shuhet Sinead O’Connor, pikëllimi që fshihej në deklaratën e saj të fundit

Sinead O’Connor, këngëtarja me famë botërore, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, duke pikëlluar publikun e saj dhe botën artistike.

Këngëtarja e njohur nga Irlanda ka luftuar vitet e fundit me shëndetin e saj mendor, i cili u përkeqësua pas vetëvrasjes së djalit të saj 17-vjeçar, Shane , një vit e gjysmë më parë. Që atëherë, ajo ishte tërhequr nga industria e muzikës, duke theksuar në një deklaratë se nuk gjen më kuptim në asgjë. Ajo theksonte se nuk kishte asnjë arsye që ajo të këndonte më.

Gjashtë javë para vdekjes së saj, Sinead O’Connor kishte bërë një postim në llogarinë e saj personale në Twitter.

Këngëtarja kishte postuar një lutje, ku shkruhej “është një meditim për ata që kërkojnë shërim, falje dhe dashuri për veten”. Në postimin e saj në Twitter, këngëtarja irlandeze shkroi: “Kjo i kushtohet shumë dhimbjeve që kam sjellë në jetën time deri më tani dhe gjithashtu i kushtohet me dashuri të gjithëve që më kanë sjellë dhimbje në jetën e tyre deri më tani”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy