Disa kartela pagesore të qytetarëve në RMV jashtë përdorimit, Lidhja e Bankave tregon arsyen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Bankave të Maqedonisë (LBM) ka dalë me sqarim për mosfunksionimin e kartela pagesore të disa qytetarëve. Prej atje thonë se arsyeja e problemit me mosfunksionimin e kartave të caktuara të pagesës në ATM ose në tregti nuk ka të bëjë me operatorët kombëtarë të telekomit, e as me sistemet individuale të bankave.

Prej atje shpresojnë për normalizim të shpejtë të shërbimeve.

“Në emër të anëtarëve të Lidhjes së Bankave të Maqedonisë, ju njoftojmë se në kohën e përgatitjes dhe dërgimit të njoftimit, disa shërbime të anëtarëve tanë që kanë të bëjnë me markat e kartelave VISA dhe MasterCard nuk janë të disponueshme – në bankomat ose në tregti. Si më parë, fondet e klientëve të bankës janë të disponueshme në të gjitha filialat”, thuhet në njoftimin e LBM-së.

Sipas LBM, anëtarët e saj janë në komunikim intensiv me markat e kartave VISA dhe MasterCard dhe pas marrjes së informacionit më të plotë publiku do të njoftohet me kohë.

Advertisement

The post Disa kartela pagesore të qytetarëve në RMV jashtë përdorimit, Lidhja e Bankave tregon arsyen appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy