Nesër votohet për kreun e PD/ 25 mijë demokratë zgjedhin mes Lulzim Bashës e Gjergj Hanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër votohet për kreun e PD/ 25 mijë demokratë zgjedhin mes Lulzim Bashës e Gjergj Hanit

Nesër  25 mijë demokratë janë thirrur të zgjedhin kryetarin e ri të PD.

 

Ish-kryetari Lulzim Basha garon përballë një figure relativisht të panjohur si Gjergji Hani, dhe pritet që të rikonfirmohet si kryetar i Partisë Demokratike.

 

Advertisement

Gazment Koduzi

 

Komisioni Zgjedhor i PD

 

Advertisement

“Është i ftuar të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e Partisë, çdo anëtar i Partisë Demokratike. Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit.”

 

 

Votimi do të hapet në orën 8 dhe do të mbyllet në orën 19.00. Qendrat e votimit janë vendosur në selitë e PD në rrethe ose në ambjente private aty ku selitë i kanë marrë demokratët që mbështesin Sali Berishën.

Advertisement

 

Grupi i demokratëve që mban vuleën e Partisë Demokratike ka hartuar  një listë të re të anëtarëve të partisë ku janë peëfshirë 25 mijë demokratë, krahasuar me 75 mijë anëtarë që ka pasur kjo parti në qershorin e vitit 2021 kur Lulzim Basha mori mandatin e tretë në krye të partisë.

 

Këtë herë kundër Lulzim Bashës janë rreshtuar përveç Sali Berishës dhe demokratëve që e mbështesin edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe 15 deputetë.

Advertisement

 

Për të penguar rizgjedhjen e Bashës, Gazment Bardhi një ditë më parë mblodhi Këshillin Kombëtar dhe vendosi anulimin e zgjedhjeve të së shtunës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy