
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e ish anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Policia bën me dije se arrestimi vjen me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.
Gjithashtu është ushtruar dhe kontroll në banesën e tij, teksa pritet ekstradimi.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
AdvertisementSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.