
Katër viktima dhe 17 të plagosur është bilanci i bombardimeve ruse në Kherson. Numri i viktimave është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, të cilat theksojnë se Rusia po godet vazhdimisht zonat e banuara.
“Armiku po godet zonat e banuara. Distrikti Korabelny dhe pjesa qendrore e qytetit u dëmtuan më shumë nga bombardimet. Deri tani ka 4 të vdekur dhe 17 të plagosur”.
Advertisement
Zyrtarët lokalë thanë se Rusia kishte intensifikuar bombardimet mbi qytet për të siguruar mbulim për trupat e rradhës.
“Rusia ka zëvendësuar forcat e saj, pas “shkatërrimit” që pësuan nga forcat tona”
Advertisement
Nga ana tjetër, Ukraina ka paralajmëruar se lufta do të zhvendoset drejt Rusisë, ndërsa nuk kanë munguar as sulmet drejt Moskës.