minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kim pret në Uashington të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane në Tiranë/ Në fokus të diskutimit, partneriteti SHBA-Shqipëri - Struga.info


Kim pret në Uashington të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane në Tiranë/ Në fokus të diskutimit, partneriteti SHBA-Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim pret në Uashington të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane në Tiranë/ Në fokus të diskutimit, partneriteti SHBA-Shqipëri

I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me Yri Kim, e cila mban postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.

 

Takimi me Winser dhe Kim është ndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë, ndërsa është diskutuar për detyrën e tij të re dhe partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

 

Advertisement

Takimi i tyre është bërë publik nga një postim që ka bërë ambasada amerikane në Tiranë.

 

 “I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Ëisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasada.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy