“Levan-Tepelenë” burim aksidentesh; shkak shembja e malit/ ARRSH: Punimet mbyllen në shtator

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Levan-Tepelenë” burim aksidentesh; shkak shembja e malit/ ARRSH: Punimet mbyllen në shtator

Prej vitesh aksi rrugorë Levan Tepelenë është kthyer në rrezik aksidentesh, për shkak të shembjes masive të malit.

 

Pesë vite më parë kur ndodhi shembja Autoriteti Rrugorë njoftoi se devijimi në këtë aks do të jetë i përkohshëm, por edhe sot 5 vite më pas situata  është e njëjtë, edhe pse punimet kanë kohë që vijojnë.

 

Advertisement

Kësaj rruge e cila ka një frekuentim të lartë për shkak të sezonit verorë, i mungon ndriçimi dhe sinjalistika duke u kthyer në burim aksidentesh.

 

Qarkullimi në rrugën Levan -Tepelenë gjatë  muajve të verës rritet ndjeshëm edhe për shkak të emigrantëve që vijnë nga Greqia.

 

Advertisement

Autoriteti rrugorë thotë se punimet janë drejt përfundimit dhe parashikohet që ky aks të jetë funksional nga muaji shtator.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy