minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Studentët në Maqedoni duhet t’i anzhurojnë të dhënat për të marrë subvencionet - Struga.info


Studentët në Maqedoni duhet t’i anzhurojnë të dhënat për të marrë subvencionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studentët nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për subvencionimin e racionit të studentëve, për të cilin kanë marrë vërtetim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për realizimin e të drejtës, si hap i radhës, kanë obligime të detyrueshme të regjistrohen në platformën aktive online të Sparkasse Banka dhe t’i azhurnojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal.

“Studentët, do të marrin informacion me SMS për kohën e saktë (24 më herët nga momenti i azhurnimit të të dhënave) dhe vendi për nënshkrimin e marrëveshjes të hapjes së llogarisë së veçantë dhe për të tërhequr kartelën studentore të dedikuar Visa për subvencionimin e racionit, përmes mënyrës së vetme të shfrytëzimit të mjeteve”, sqarojnë nga MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe që nuk janë regjistruar në semestrin veror, zgjat nga data 27 shtator deri më 2 tetor 2023.

“Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë procesit të aplikimit mund të kontaktojë në kontaktin e mëposhtëm: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë”, informojnë nga MASH.

Advertisement

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, të cilën studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

“Kompensimi në të holla nuk është parashikuar të paguhet gjatë periudhës së pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor”, theksojnë nga Ministria.

The post Studentët në Maqedoni duhet t’i anzhurojnë të dhënat për të marrë subvencionet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy