
Manjola Maçi, mësuese në gjimnazin “At Shtjefën Kurti” në Laç, humbi jetën tragjikisht në një aksident të mërkurën. Vetëm disa kohë pas marrjes së detyrës sublime të mësueses, e reja u nda nga jeta duke shkaktuar pikëllim tek kolegët. Këta të fundit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e saj.
“Na vjen keq që e përjetuam vdekjen e koleges sonë të re, Manjola Malçi, e cila, ndonëse pak ditë mes nesh, u prezantua me dëshirën për të kontribuar në rrugën e dijes.
AdvertisementIku në mëngjes në krahët e vdekjes krejt papritur. Trishtim për moshën e re, për djalin që do të burrnohet pa përkujdesjet e dashurinë tënde dhe keqardhje për familjen që ja thave zemrën!
Ngushëllime nga stafi i gjimnazit” At Shtjefën Kurti” Gorre!
AdvertisementU prehtë në paqe !
Zoti u dhëntë forcë familjarëve”, thuhet në reagimin e kolegëve.