Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Manastir

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në hekurudhën Shkup-Manastir-Shkup është ndërprerë për faktin se nga zjarret në rajonin Manastir-Prilep në disa lokacione janë shkatërruar rreth 1.000 binar të trenave.

Nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë-Infrastruktura njoftojnë se po punohet në mënyrë intensive për largimin e pengesave dhe rivendosjen e komunikacionit hekurudhor.

“Për shkak të këtyre arsyeve, komunikacioni në relacionin Shkup-Manastir nga sot do të jetë i ndërprerë deri në rregullimin e binarëve për komunikacion më të sigurt”, thuhet në në njoftim./Telegrafi/

The post Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Manastir appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy