Ngjarjet në veri të Kosovës, Osmani kontakton Daçiqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarjet në veri të Kosovës, Osmani kontakton Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani thotë se ka kontaktuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të shprehur shqetësimin për vendosjen e trupave shtesë të ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën.

Osmani thotë se si OSBE, do të kontribuojnë që palët t’i rikthehen bisedimeve.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën, kontaktova ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq këtë mëngjes. Përshëndes qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit. Mirëpres vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE është pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar për të ulur tensionet dhe për t’u kthyer në tryezë”, ka shkruar Osmani.

The post Ngjarjet në veri të Kosovës, Osmani kontakton Daçiqin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy