minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pesë mijë euro gjobë për personin që ofronte produkte me reklama false në Maqedoninë e Veriut - Struga.info


Pesë mijë euro gjobë për personin që ofronte produkte me reklama false në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria publike në Shkup në Gjykatën komente ka dërguar propozim për dhënien e urdhrit penal kundër një peroni fizik dhe një personi juridik, i cili është dënuar për tre krime të rënda për keqpërdorimin e të dhënave personale.

“I akuzuari 34 vjeçar si një si person juridik, në përudhë prej 2022 deri në prill të vitit 2023, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në nenin 10 dhe nenin 96 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pa pëlqimin e tre mjekëve të dëmtuar, ka përdorur të dhënat e tyre personale – fotografinë, emrin dhe mbiemrin për shitjen online të dy produkteve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Nga Prokuroria deklarojnë se të dhënat personale nga secili mjek i prekur janë keqpërdoruar si dhe e personave me autoritet profesional të cilët i kanë rekomanduar dhe i kanë sugjeruar çajrat Parazol (Parazol) dhe Hypertea (Hypertea), të cilët janë importuar dhe shpërndarë në territorin e vendit nga personi juridik i akuzuar.

Personi i kallëzuar ka postuar shumë intervista dhe fotografi të ndryshme të cilat kanë qenë të shkarkuara nga interneti dhe i ka përdorur sikur janë prodhime të tij, dhe gjithashtu ka përdorur rekomandime të disa mjekëve të rrem të cilat i ka publikuar në rrjete të ndryshme.

Advertisement

Prokuroria publike i propozoi Gjykatës që të shpallen fajtor personat përgjegjës dhe dënohen me 70 gjoba ditore (30 euro vlera e gjobës ditore), ndërsa personin juridik ta dënojë me dënim të vetëm prej 300 mijë denarë.

Sipas propozimit të Prokurorisë, të akuzuarit pas aktgjykimit duhet të kompensojnë shpenzimet e procedurës, ndërsa çdo një nga mjekët e dëmtuar do të ketë mundësi në procedurë civile të realizojë kërkesën e tij pasurore-juridike për dëmin e shkaktuar nga keqpërdorimi i të dhënave personale.

The post Pesë mijë euro gjobë për personin që ofronte produkte me reklama false në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy