Lloga, Mickoskit: Lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka cilësuar si lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij dhe pa vizion kryetarin e OBRM-PDUK-së, Hristijan Mickoski.

“E pavërteta nuk e nderon Mickoski, mungesa e argumentimit politik, mospasja e vizionit të duhur për një lider politik e shtyn atë të flas kuturu.

Që me ardhjen time si Ministër i Drejtësisë dyert për bashkëpunim kanë qenë të hapura për OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski. Kjo dëshmohet me fakte, me atë që OBRM-PDUKM kishte dhe ka draft-versionet e të gjitha ligjeve.

Ky fakt e mbështet për muri dhe duket keq para publikut, sepse është në mat pozicionin gjatë gjithë kohës, si për Ligjin për amnisti, ashtu edhe për ligjet tjera.

Advertisement

Lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij, lider pa shpresë politike, pa miq ndërkombëtarë, lider që nuk është distancuar nga trashëgimia politike e Gruevskit nuk është alternativë për të ardhmen e Maqedonisë evropiane”, thuhet në reagimin e Llogës./Telegrafi/

The post Lloga, Mickoskit: Lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy