Opozita ‘përplaset’ me mazhorancën në Konferencën e Kryetarëve: Përjashtimi i deputetëve i padrejtë, po e bëni opozitën siç doni ju

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita ‘përplaset’ me mazhorancën në Konferencën e Kryetarëve: Përjashtimi i deputetëve i padrejtë, po e bëni opozitën siç doni ju

Pezullimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi ka sjellë përplasje të ashpër mes mazhorancës dhe demokratëve në Konferencën e Kryetarëve. Deputetja e PD, e ka konsideruar si të papranueshëm, duke nënvizuar se akti i opozitës ishte thjesht një gjest proteste.

 

“Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste”, tha ajo.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Gjekmarkaj shprehet se ky vendim është i turpshëm, pasi nuk u shënua asnjë episod që bie ndesh me rregullat.

 

“Dështuat me “Shqipëria që duam” po kërkoni “opozitën që duam. Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet nje slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik”, thekson ai.

 

Advertisement

Kuvendi vendosi pezullimin e 8 deputetëve për 10 ditë si masë disiplinore, pas bllokimit të Foltores gjatë seancës plenare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy