
Dy tifozë suedezë që kishin udhëtuar në Belgjikë për të ndjekur kombëtaren e tyre u vranë gjatë një sulmi terrorist në Bruksel.
Ata u sulmuan me armë në një shesh në Heysel pak kilometra larg stadiumit teksa mbanin veshur fanelën e Suedisë.
Advertisement
Nga të shtënat me kallashanikov janë plagosur edhe disa persona të tjerë.
Autori i identifikuar ka ulëritur ” Allahu Ekbar” dhe me tej ka qëlluar.
Advertisement
Lojtarët e Suedisë në përfundim të pjesës së parë kur janë njohur me ngjarjen e rëndë kanë vendosur të mos dalin më në fushë, çka solli ndërprerjen e ndeshjes.