Ndotje alarmante në Gjanicë, mbetjet hidrokarbure vërshojnë bashkë me ujin në mes të Fierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndotje alarmante në Gjanicë, mbetjet hidrokarbure vërshojnë bashkë me ujin në mes të Fierit

Kjo që po shikoni është rrjedha e lumit Gjanicë që përshkon mes për mes qytetin e Fierit.

 

Shirat e rrëmbyeshëm të orëve të fundit të përziera me mbetjet hidrokarbure kanë sjellë një tjetër ndotje në nivele alarmante në një gjatësi prej shumë kilometrash.

 

Advertisement

Për qytetarët kjo situatë është e papranueshme, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

 

 Ne thamë shyqyr që shpëtuam  po shihni çfarë bëhet, ne jemi dhe të sëmurë dhe ky ambient nuk na bën mirë.

 

Advertisement

Më lë shumë të indinjuar kur shikoj këtë situatë gjasme u bë dhe investim i ri.  Nuk rrimë dot në këto stola.

 

Nafta që vjen nga këtej afër shkarkohet e gjitha këtu. Nuk është normale.

 

Advertisement

Edhe pse fenomeni është denoncuar në vazhdimësi nga banorët e Fierit, autoritetet kanë dështuar për t’i dhënë fund këtij problemi. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit në Fier ka ngritur grupin e radhës të punës për të gjetur pikat e ndotjes.

 

Derdhja e mbetjeve hidrokarbure në lumin Gjanica është një problem i hershëm me kosto të larta mjedisore, që nuk është ndaluar, pavarësisht gjobave që kanë marrë kompanitë naftënxjerrëse.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy