
Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar, të identifikuar si Ariel Rraja, i cili u kap me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në automjetin e tij në Nikël, të riut iu gjetën para dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Advertisement