
Çim Peka i ftuar në emisionin “Albano Shoë” në Vizion Plus ka treguar për herë të parë gabimin politik të Sali Berishës, gabim që sipas tij i ka kushtuar shumë opozitës.
Peka tha se Lulzim Basha u mbështet nga shumica e demokratëve në 2013, por mosrikthimi i Berishës në krye të PD në 2017 ishte sipas tij gabimi fatal.
Nëse Berisha do kishte marrë drejtimin e partisë në 2017-tën, sot PD thotë Peka do të ishte në pushtet.
“Tek Lulzim Basha kemi faj të gjithë. Në 2013, e mbështetëm sepse nuk shikonim kandidaturë tjetër. Ishte një çun i larë, nuk kishte raport të keq me shampon. I mungonte lidershipi por menduam se do e fitonte me kohën. Por gabimi më i madh i Berishës nuk është Lul Basha, por është 2017-ta. Pas rezultatuit të 2017 kur e pa që nuk ka lidership në parti, duhej të rikthehej që atëherë dhe sot e djathta do ishte në pushtet. Gabimi fatal i opozitës me kosto për vendit është moskthimi i Berishës dhe Rama ikte“, tha Peka.