Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Qesarat, Sarandë. Një 66-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Dyshohet se zjarri ishte aksidental, ndërsa shkak për humbjen e jetës të të ndjerit mund të jetë bërë asfiksimi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement