
Presidenti rus, Vladimir Putin nisi një retorikë të ashpër ndaj SHBA-së, duke iu referuar ngjarjeve në Lindjen e Mesme.
Moska nuk mban anën e palës izraelite, por lidhur me luftën konsideron si iniciuese SHBA. Në veçanti, Putin akuzoi “elitën amerikane”, siç e quajti ai në mënyrë ironike, dhe bashkëpunëtorët e saj se qëndronin edhe pas masakrave të palestinezëve në Gaza dhe pas asaj që po ndodh në Ukrainë, Irak dhe Siri.
“Ju jeni përfituesit e paqëndrueshmërisë globale”, shtoi Putin.
Advertisement
Ai gjithashtu fajësoi shërbimet e inteligjencës perëndimore si dhe Ukrainën për ndihmën e kaosit në aeroportin rus të Dagestanit, ku protestuesit sulmuan të dielën, ku disa burra hynë me forcë dhe u ngjitën në çatinë e terminalit për shkak të një avioni që mbërriti nga Izraeli.