Inflacioni i lartë/ Banka e Shqipërisë rrit në 3.25% normën bazë të interesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inflacioni i lartë/ Banka e Shqipërisë rrit në 3.25% normën bazë të interesit

Norma bazë e interesit do të rritet me 0.24 përqind, duke arritur në nivelin 3.25 përqind. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ndërsa shkak është bërë inflacioni i lartë, që ka prekur kryesisht produktet e shportës ushqimore.

 

Në një konferencë për mediat Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi gjithashtu se norma e interesit mund të pësojë sërish rritje, nëse vazhdohet me të njëjta ritme të rritjes së inflacionit. Faktor kyç pritet të jetë edhe situata gjeopolitike, kryesisht lufta në Lindjen e Mesme.

 

Advertisement

“Aktiviteti Ekonomik është në rritje ndërsa inflacioni ka rënë. Artikujt e shportës janë në rritje, ndërsa tensionet gjeopolitike kanë sjellë rritje të ccmimit të naftës. Inflacioni është mbi objektivin tonë, dhe rënia e tij është ngadalësuar në muajit e fundit. Norma e interesit do te rritet përsëri nëse inflacioni vijon me këtë trend”, theksoi Sejko.

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se po ndiqen politika në përpjekje për rikthimin e inflacionit në objektiv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy