![SHBA vendos një nëndetëse bërthamore në Lindjen e Mesme](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/11/ff479f6b-26b6-4f76-b3fe-cd5b13c2150f-711x400.jpeg)
SHBA shton arsenalin e saj ushtarak në Mesdhe si një pengesë kundër zgjerimit të konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit:
Komanda qendrore e ushtrisë amerikane njoftoi në X se një nëndetëse bërthamore e klasit Ohio është vendosur në zonën e saj të përgjegjësisë. e cila shtrihet nga Afrika verilindore përmes Lindjes së Mesme në Azinë qendrore dhe jugore.
Advertisement
Mesazhi vjen dy ditë pasi Marina e SHBA njoftoi se dy grupe sulmuese – Gerald Ford dhe Dwight Eisenhower – lëshuan avionë dhe praktikuan mbrojtjen raketore gjatë një stërvitjeje tre-ditore në Mesdhe./tgcom