![Netanyahu: “Izraeli nuk dëshiron të qeverisë apo pushtojë Gazën”](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/11/AP23305667349780-711x400.jpg)
Izraeli nuk do të kërkojë të pushtojë, apo te sundojë Gazën pas luftës kundër Hamasit. Kjo u përsërit nga kryeministri Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News.
Nderkohe, behet e ditur se ushtria izraelite vrau dy udhëheqës të Hamasit të Njësisë Nukbha që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit në Jabalya, në veri të Rripit.
Zëdhënësi i ushtrisë, shpjegoi se viktimat janë Ahmed Musa dhe Omar Al-Hindi.
Advertisement
Së bashku me ta u vra edhe kreu i njësisë snajperiste të Brigadës Veriore të Hamasit, Mohammed Kahlout. Sipas zëdhënësit, mbrëmë janë vrarë edhe 19 operativë të Hamasit. Në periferi të Sheikh Ijlin – pjesa jugore e qytetit të Gazës – u zbulua një vend lëshimi raketash i vendosur pranë ndërtesave të banimit.