Militantët e mbështetur nga Irani paralajmërojnë zgjerim të sulmeve ndaj SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Militantët e mbështetur nga Irani paralajmërojnë zgjerim të sulmeve ndaj SHBA-së

Një grup i madh militant në Irak, që mbështetet nga Irani, ka paralajmëruar se mund të shënjestrojë caqe shtesë amerikane, pasi avionët luftarakë amerikanë vranë disa militantë.

 

Sulmet amerikane ishin në kundërpërgjigje të sulmit të së hënës në bazën ajrore Al-Asad, ku gjenden forcat amerikane. Në këtë sulm, për herë të parë, militantët përdorën raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

 

Advertisement

Avionët luftarakë amerikanë sulmuan qendrën komanduese të Hezbollahut Kataib, dhe një qendër tjetër komanduese të këtij grupi militant në jug të Bagdadit të matën, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes që folën në kushte anonimiteti.

 

Në kohën e sulmeve, në këto qendra kishte pjesëtarë të Hezbollahut Kataib, por zyrtarët thanë se ende nuk kanë mundur të konfirmojnë se sa janë vrarë.

 

Advertisement

Por, zyrtarët e milicive në Irak thanë se nga sulmi janë vrarë tetë anëtarë të këtij grupi.

 

Sulmet ajrore amerikane erdhën pas sulmeve të mëhershme hakmarrëse ndaj militantëve të mbështetur nga Irani, të cilët sulmuan një bazë ajrore të përdorur nga SHBA-ja në Irak.

 

Advertisement

Grupi Hezbollah Kataib përmes një deklarate tha se po e shqyrton mundësinë “e zgjerimit të caqeve” nëse ushtria amerikane vazhdon me sulme, duke theksuar se sulmet amerikane “nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar”.

 

Sulmet e grupeve militante që mbështeten nga Irani në Irak dhe Siri, ndaj ndërtesave amerikane nisën më 17 tetor, në ditën kur një shpërthim në një spital në Rripin e Gazës vrau qindra persona.

 

Advertisement

Që atëherë, të paktën 66 sulme me raketa janë kryer ndaj ushtrisë amerikane, duke plagosur të paktën 62 ushtarë./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy