Zjarrë në fabrikën e bojrave dhe llakut në Tetovë është vënë nën kontroll, uji i pishëm do të testohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është vënë nën kontroll zjarri i cili ka rënë në fabrikën e bojës dhe llakut në afërsi të fshatit Falishtë, në komunën e Tetovës.

Nga qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se ka pak tym , por ende në vend është ekipi i zjarrfikësve NJTZ Tetovë, i cili e kontrollon situatën, ndërsa ka edhe polici për sigurimin e lokacionit.

Për testimin e ujit të pijshëm në terren është ekipi i Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë dhe rezultatet do të jenë gati për disa ditë.

Nga ISHP Tetovë njofton se gjendja e ujit do të jetë e mirë sepse vendi nga ku merret uji është 50 metra i thellë./Telegrafi/

Advertisement

The post Zjarrë në fabrikën e bojrave dhe llakut në Tetovë është vënë nën kontroll, uji i pishëm do të testohet appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy