
Fredi Beleri ka kërkuar leje të posaçme për të kryer betimin në Bashkinë e Himarës.
Për këtë kërkesë do të mbahet seanca sot në GJKKO, ku edhe pritet që të merret një vendim.
Advertisement
Por në ambientet e GJKKO ka shkuar edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi e cila do të marrë pjesë në seancën gjyqësore.
Kujtojmë se Beleri ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave, ndërkohë që ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
Advertisement