
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se ende është duke punuar për t’i dhënë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë si dhe për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian.
“Nuk dua ta mendoj dështimin e këtij samiti sepse dua të bëj gjithçka për ta arritur një samit të suksesshëm. Nuk i nënvlerësoj sfidat dhe vështirësitë. Të gjithë mund ta shohin këtë, sepse këto janë debate demokratike publike. Të gjithë mund të shohin se çfarë është në rrezik dhe cilat janë qëndrimet e shprehura nga vendet e ndryshme. Mendoj se duhet të jetë e mundur të bëhet një hap shtesë. Unë jam duke punuar në planin a, jo në plane të tjera”, tha Michel.
Po ashtu president i Këshillit Europian premtoi paketë shtesë prej 50 miliardë dollarësh si dhe pajisje ushtarake për Ukrainën në mënyrë që të vazhdojë të përballojë agresionin e Rusisë./vizionplus.tv