
Një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë është ndalur për kontroll në zonën e Follorinës.
Gjatë hetimeve u konstatua se drejtuesi i mjetit transportonte pije alkoolike pa leje.
Brenda automjetit u gjetën 14 shishe me pije alkoolike me peshë totale 17.75 litra, pa dokumentet e nevojshme shoqëruese që tregonin vendin e prodhimit dhe cilësinë e tyre. Kështu, ato u konfiskuan dhe u arrestua shoferi 48-vjeçar.
Ndaj 48-vjeçarit është ngritur një dosje për shkelje të Kodit Doganor, me të cilën është referuar në Prokurorinë e Rrethit të Follorinës, ndërsa pijet kontrabandë i kaluan Doganës kompetente për llogaritjen e detyrimeve të munguara dhe taksat.
Një mostër e tyre është dërguar në shërbimin kimik, për të konstatuar nëse janë të falsifikuara dhe të rrezikshme për shëndetin./vizionplus.tv