minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Plagosja në Krujë, autori ende në kërkim nga policia, kush është i lënduari (EMRAT) - Struga.info


Plagosja në Krujë, autori ende në kërkim nga policia, kush është i lënduari (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosja në Krujë, autori ende në kërkim nga policia, kush është i lënduari (EMRAT)

Të shtëna me armë janë shënuar mesditën e kësaj të hëne në Krujë.

Imer Kamberi 52-vjeç qëlloi me armë zjarri Agron Asllani, 42 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen, ndërsa autori vijon të jetë në arrati.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Pika kontrolli janëngritur edhe në rrugët kryesore.

Advertisement

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi deri më tani nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 52-vjeçarin të qëllojë Agron Asllanin.

Në vijim, pritet që policia të marrë edhe dëshminë e të plagosurit në spital për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy