SPM kërkon testim falas për COVID-19 te nëpunësit policor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e policisë në Maqedoni (SPM) kërkon menjëherë të sigurohen teste falas me të cilat do të bëhet skriningu i nëpunësve policor, identifikimi i rasteve asimptomatike dhe hartimi i rasteve të personave të cilët veçmë e kanë kaluar coronavirusin.

“Si Sindikatë menjëherë kërkojmë nëse është në mundësi Ministria, ndërsa nëse jo, Qeveria menjëherë të sigurojë teste falas me të cilat do të bëhet skriningu dhe atë sipas moshës dhe sëmundjeve kronike të cilat mund të përfshihen me hulumtim në periudhën e parë, ndërsa pastaj edhe për të gjithë të tjerët me qëllim që të shikohet përfshirja e nëpunësve policor me këtë virus, identifikimi i numrit të rasteve asimptomatike të cilët në numër të madh janë të pranishëm mes pjesëtarëve të MPB-së. Njëherit, të njëjtit janë infektuar, ndërsa nuk janë të vetëdijshëm për shkak se nuk kanë simptoma, ndërsa nga ana tjetër e bartin virusin te personat tjerë, si dhe hartimi i rasteve dhe personave të cilët veçmë e kanë kaluar, ndërsa as nuk e dinë”, citohet në kumtesën e sotme nga Sindikata e policisë.

Nga Sindikata potencojnë se te ato çdo ditë arrijnë informata se në rradhët e MPB-së ka raste të reja pozitive, por edhe raste në të cilat nëpunësit policor dyshohen se janë të infektuar.

“Në periudhën e fundit policia nuk mbeti imun ndaj sëmundjes dhe numri i të sëmurëve te pjesëtarët e MPB-së çdo ditë ritej. Duke e marrë parasysh faktin se shteti duhet të kthehet në proces normal të funksionimit, njëherit procesi i cili me të vërtetë ishte dhe përfshiu shumë nëpunës policor “Zgjedhje 2020″ kaloi, numri i rritur i të sëmurëve në këtë periudhë të muajit maj e këndej si dhe parandalimi i përhapjes së klasterëve policor pas të gjitha këtyre aktiviteteve si Sindikatë kërkojmë menjëherë të fillojnë skrining testet sipas planit të lartpërmendur me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes mes të gjithë pjesëtarëve policor”, thonë nga Sindikata.

Advertisement

The post SPM kërkon testim falas për COVID-19 te nëpunësit policor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy