minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Avokati kërkon shtrimin në spital për Jetnor Zhabolin, çfarë pritet të ndodhë në vijim me fatin e 35-vjeçarit - Struga.info


Avokati kërkon shtrimin në spital për Jetnor Zhabolin, çfarë pritet të ndodhë në vijim me fatin e 35-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokati kërkon shtrimin në spital për Jetnor Zhabolin, çfarë pritet të ndodhë në vijim me fatin e 35-vjeçarit

20 ditë burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbajti për një vit të mbyllur familjen e tij, duke e monitoruar me kamera dhe duke vendosur bllokues valesh telefoni në korridor.

Kjo masë sigurie u vendos me afat nga togat e zeza, deri sa të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shënetit mendor për të riun.

Por deri në daljen e ekspertizës, avokati i 35-vjeçarit ka kërkaur nga trupa gjykuese që ai të shtrohet në spital dhe të mos qëndrojë në qeli.

Por ndryshe nga çfarë kërkoi avokati, gjykata e la të riun pas hekurave për 20 ditët e ardhshme, dhe më pas, kur edhe të ketë dalë ekspertiza do të vendoset se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

Advertisement

Prokuroria më herët kishte kërkuar burg me afat 30 ditor për Jetnor Zhabolin, i cili u arrestua këtë të premte nga policia.

Si në momentin e arrestimit, edhe sot në gjykatë, 35-vjeçari nuk ka shfaqur shenja pendese, por ka pranuar gjithçka, me argumentin se ka dashur të mbrojë familjen e tij.

Ngjarja u zbulua në rrugë operative nga banorë të pallatit, ndërsa nga bashkëshortja e tij nuk kishte asnjë denoncim në polici.

Zhaboli, jo vetëm i mbante të mbyllur gruan dhe fëmijët, por edhe i dhunonte ata dhe i monitoronte me kamera në çdo cep të shtëpisë, përfshirë këtu edhe tualetin. Ndërsa në korridor, ai kishte vendosur bllokues valësh telefoni, çka e bënte të pa mundur që pjesëtarët e shtëpisë të përdornin telefon.

Advertisement

Dhuna e 35-vjeçarit ishte bërë aq e egër, sa bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta përballojë. Ajo kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, e madje kishte lënë edhe letra lamtumire për familjarët, ku u kërkonte atyre falje./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy