minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tentoi të vriste dy policët në vitin 2022, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi i tij (EMRI) - Struga.info


Tentoi të vriste dy policët në vitin 2022, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të vriste dy policët në vitin 2022, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar në Bruksel.

I riu, i identifikuar si Diego Haxhira alias Teki Hanaj ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, që kanë qenë punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë jashtë shërbimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Advertisement

“38-vjeçari akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 2 shtetas (punonjës policie, jashtë shërbimit).      

Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër.     

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë shqiptare dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve në kohë të shpejtë nga Interpol Tirana dhe FAST Albania, me homologët belgë, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, që fshihej në Belgjikë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”. Gjatë këtij operacioni, bazuar në informacionet e shkëmbyera, FAST Belgjika ka kapur në qytetin e Belgjikës dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:                   

D.H. alias T. H., 38 vjeç, banues në Vlorë. Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, një armë të ftohtë (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy