minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kjo me siguri nuk ju kishte shkuar në mendje: Ja pse parfumi duhet mbajtur në frigorifer - Struga.info


Kjo me siguri nuk ju kishte shkuar në mendje: Ja pse parfumi duhet mbajtur në frigorifer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kjo me siguri nuk ju kishte shkuar në mendje: Ja pse parfumi duhet mbajtur në frigorifer

Parfumi mund të prishet. Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që diçka nuk është në rregull. Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë. Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në tualet.

Parfumet nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale. Parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë. Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në tualet, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës. Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer sado që të duket gjë e çuditshme.

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre akesorëve më përcaktues në stilin e një personi. E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja.

Advertisement

Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme te kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Zgjedhja e një parfumi është tejet individuale duke filluar nga aroma, përmbajtja, marka e preferuar etj, por a jeni gjithmonë të sigurtë që produkti që keni blerë është origjinal? Në këtë artikull do të gjeni tre hapat që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos bini pre e mashtrimeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy