Përjashtohet nga gara zgjedhore rivali kryesor i Putinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përjashtohet nga gara zgjedhore rivali kryesor i Putinit

Komisioni Zgjedhor i Rusisë ka anuluar kandidaturën e anti-establishmentit Boris Nadezhdin për presidencën e Federatës Ruse, teksa ai ka akuzuar autoritetet se e kanë penguar atë të kandidojë kundër Vladimir Putin dhe ka premtuar se do të apelojë në Gjykatën e Lartë.

Të enjten komisioni qendror zgjedhor i Rusisë anuloi rreth 10,000 nënshkrime në mbështetje të kërkesës së Nadezhdin për kandidaturën e tij, duke e hedhur poshtë atë.

“Ata po më pengojnë të kandidoj”, tha Nadezhdin i cili vë në dyshim jo vetëm njeriun e fortë të Rusisë, Vladimir Putin, prej dy dekadash e gjysmë, por edhe vendimin për të pushtuar Ukrainën dy vjet më parë.

Për të marrë pjesë në zgjedhje, atij iu desh të mblidhte 100,000 nënshkrime nga të paktën 40 qarqe.

Advertisement

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Federatës Ruse i cilësoi të vlefshme nënshkrimet e vetëm 95.587 qytetarëve, nga afro 105.000 të paraqitura nga kandidati i opozitës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy