
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur miratimin nga Senati i Shteteve të Bashkuara të projektligjit që parashikon dhënien e 61 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën.
“Për ne në Ukrainë, ndihma e vazhdueshme e SHBA-së po ndihmon për të shpëtuar jetë nga terrorizmi rus. Ndihma e SHBA sjell paqen më afër Ukrainës dhe rikthen stabilitetin global, duke rezultuar në rritjen e sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë amerikanët dhe gjithë botën e lirë”, tha ai.
Financimi është thelbësor për aftësinë e Kievit për të shmangur sulmet ruse dhe për të mbështetur ekonominë e tij të shkatërruar ndërsa lufta hyn në vitin e saj të tretë.
Megjithatë, vihet re se projektligji amerikan do të duhet të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët, ku është përballur prej kohësh me kundërshtime./vizionplus.tv/