minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Shkupi nesër sërish pa transport publik, të punësuarit në NPT kërkojnë pagesë të rrogës së janarit - Struga.info


Shkupi nesër sërish pa transport publik, të punësuarit në NPT kërkojnë pagesë të rrogës së janarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër në Shkup nuk do të ketë transport publik. Kjo vjen pasi punonjësit e Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT) nuk kanë marrë pagën e muajit janar.

“Sot është 15 shkurt. Dita e fundit ligjore për pagesën e pagave. Duke filluar nga nesër, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të marrë 0.03 përqind të grumbullit tonë. Nuk jemi pajtuar me kryetarin dhe drejtorin e NPT Shkup. Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim dhe përfundoi punën e tij. Tani mbetet vetëm që paratë të transferohen dhe paga të jetë në kohë”, tha Miço Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NPT-së.

Paratë nuk janë transferuar sot dhe për këtë arsye punonjësit e NPT-së kanë vendosur sërish të dalin në grevë.

“Nuk do të funksionojnë as bileta, as kontrolli i linjës, as punishtet, as shoferët. Kjo duhet të ndalet. Nuk është e qartë se ku do të shkojë shpirti te njerëzit. Pa rrogë, pa transport”, tha kryetari i Sindikatës së NPT-së.

Advertisement

Ata kërkojnë që të ketë “pagesë të rregullt të pagave dhe asgjë më shumë”./Telegrafi/

The post Shkupi nesër sërish pa transport publik, të punësuarit në NPT kërkojnë pagesë të rrogës së janarit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy