E vranë apo vdiq për shkaqe natyrale? Nisin spekulimet mbi Navalnyn, lideri i opozitës ruse ishte internuar në Siberi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E vranë apo vdiq për shkaqe natyrale? Nisin spekulimet mbi Navalnyn, lideri i opozitës ruse ishte internuar në Siberi

Autoritetet drejtuese të burgjeve në provincën autonome Yamalo-Nenets njoftuan pak më herët për vdekjen e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalny, i cili ndodhej i dënuar aty prej rreth dy vitesh.

Bëhet me dije se Navalny ishte rrëzuar në tokë teksa po ecte gjatë paradites së sotme dhe “humbi ndjenjat” duke e bërë të pamundur rikthimin e tij në jetë.

Autoritetet njoftojnë se po hetohet për shkakun e vdekjes, ndërkohë që kanë nisur edhe spekulimet nisur nga fakti se ai konsiderohej si kundërshtar i Putinit dhe më parë ishte helmuar gjatë një udhëtimi në Rusi.

Mediat Perëndimore hedhin dyshime të forta mbi shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, edhe pse shëndeti ishte përkeqësuar ndjeshëm pas helmimit disa vite me parë.

Advertisement

Navalny ishte konsideruar si lider i opozitës ruse duke mbledhur mijëra njerëz në protesta kundër Putinit, por më pas u arrestua dhe burgos me akuza të rënda.

Navalny po e bëntë burgun në Siberi, sa më larg Moskës me pretendimin e autoriteteve ruse që të jetë sa më larg qendrës politike të vendit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy