Rrëshqitja e dheut në një kantier ndërtimi, humbin jetën dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëshqitja e dheut në një kantier ndërtimi, humbin jetën dy persona

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në qytetin Bogor në Java perëndimore, Indonezi.

Siç njoftoi sot agjencia rajonale e reagimit ndaj fatkeqësive, aksidenti ndodhi në rrethin Murasari kur një rrëshqitje e dheut groposi një kantier ndërtimi.

Katër nga gjithsej 22 punëtorë u bllokuan dhe dy prej tyre u gjetën të vdekur pak kohë më vonë

Kryebashkiaku Bima Aria Suyarto ka urdhëruar një hetim për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi për shkeljen e masave të sigurisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy